pr-hackers
  Shpija e Kosove-BiG BroTHer
 
 
 
top-image

LATEST ARTICLES

Çka mendoni kush do të shkoje ne finale:

  • Arbeni
  • Fadili
  • Albulena
  • Qëndrimi
  • Erlind.

Jepni mendimin tuaj dhe arsyen se perse mendoni se ai person do te shkoj ne finale?

I pari që i shpëtoi eliminimit ishte Arbeni, dhe me këtë rast ai siguroi gjysmë finalen i pari nga mysafirët tjerë. Pas Arbenit, garën më tej e vazhdon Albulena, pas saj mëtutje shkoi Fadili dhe Erlinda, kurse në fund mbeti Fitorja dhe Qëndrimi, kurse u eliminua Fitorja, e cila u votua më së paku nga mysafirët tjerë, dhe si pasojë e kësaj ajo nuk do të ketë mundësi t’i fitojë 24 mijë euro.

Prova e javës nuk është kryer me sukses. Mysafirët e “Shpisë”, kanë pasur një test nga Posta e Kosovës, të cilën test në mënyrë grupore nuk kanë arritur ta kalojnë dhe si pasojë e kësaj ata do të ndëshkohen nga “Zoti i Shpisë”.

Por, e bukura e natës së sotme ishte befasi që “Zoti i Shpisë”, kishte vendosur t’i bënte Qëndrimit, ku në “Shpij”, kishte hyrë Sasa, e cila sapo hyri në “Shpij”, nuk rreshti së puthurit Qëndrimin, dhe e cila mbante në dorë një tufë me lule, por ky i fundit u vërejt qartë se u emocionua shumë.

Edhe vendi ku ishin ulur ky çift ishte bërë në mënyrë shumë romantike dhe me qirinj tejet romantik. Ata pastaj vazhduan të bisedojnë për atë që ndjejnë për njëri-tjetrin. Ata gjatë qëndrimit të tyre bashkë nuk dhanë asnjë puthje dhe sinjal se do të puthen, sepse ata e lanë puthjen pasi të dalë Qëndrimi nga “Shpija”. Por, ajo çka duhet thënë se midis këtyre të dyve ka lindur një shkëndijë e vogël, që është një sinjal i qartë se më në fund do të kemi edhe një çift të “Shpis”.

Befasia e natës së sonte ishte Naim Abazi dhe Mihrije Braha, këta dy ishin zgjedhur si shembull për jetë gjatësinë e tyre në lidhjen martesore.

Ky çift kishte hyrë në “Shpij”, për të dhënë një mesazh të mirë për festën e Shën Valentinit, me ç’rast Naimi dhe Mihrija kënduan edhe një këngë.

Mënyra e votimit edhe sonte ishte e njëjtë sikur herëve të kaluara. Por, kësaj radhe diferenca e votave ishte shumë e vogël, saqë u dashtë që për disa minuta ta shtyj votimin. “Zoti i Shpisë”, kishte menduar që të gjithë mysafirët të japin nga një mendim pse duhet të qëndrojnë ata më shumë në “Shpij”. …click here to read more

Në fillim të spektaklit u shfaq një klip ku u dhanë momentet më interesante të javës. Natyrisht se në sy ranë “eliminimi”, i papritshëm, i cili më vonë doli të jetë vetëm një shaka, që më vonë u kthye edhe në befasi, ku në “Shpij”, hyni Afrim Muçiqi, ku bashkë me grupin e tij për disa orë I argëtuan mysafirët dhe shikuesit e shumtë të këtij realit shou. Po ashtu këtë javë e karakterizoi edhe hyrja e Gentës, ku ajo e ndezi atmosferën. Po ashtu edhe veshja si pinguinë ishte një sfidë shumë interesante.

Afrim MuçiqiKëngëtari i mirënjohur Afrim Muçiqi sapo hyri në “Shpij”, ku për disa orë të tëra do t’i argëtojë të gjithë mysafirët e “Shpisë”. “Zoti i Shpisë”, i mblodhi të gjithë banorët në një dhomë, me qëllim që befasia e përgatitur për ta të jetë sa më interesante dhe e mirë. Por, ajo që i la pa frymë shikuesit ishte eliminimi i njëri nga mysafirët.

Në fakt nuk u eliminua askush, por “Zoti i Shpisë”, për ta bërë atmosferën sa më të mirë u ka thënë mysafirëve se njëri nga banorët do të eliminohet dhe për këtë gjë kanë votuar shikuesit. Deri sa Genti i thoshte emrat, të gjithë banorët ishin në ethe, sepse ata mendoni se ëndrra e tyre do të përfundonte pikërisht sonte. …click here to read more

Page 1 of 12:1 2 3 4 »Last »
bottom-img
 
  Today, there have been 3 visitors (91 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free