E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | Shkruaj nje Koment

Jetmiri dhe Seldi diskutojnë për Eduardin, tipin e tij dhe faktin që është në nominim. Seldi tregon se herën e kaluar, Eduardi ka qënë një nga ata që e ka nominuar dhe se nuk i erdhi mirë e ndaj iu largua. Atij i duket sikur Edi e ka marrë për keq nominimin, edhe pse është ende herët për ta parë. Ata, duke diskutuar për tipin e tij, thonë se ai vë re edhe vogëlsirat tek një person dhe nëse nuk i pëlqen, të merr inat e këtë gjë ta vë në dukje me veprimet që bën. Ata tregojnë disa raste kur Edi është ndjerë keq nga veprimet e disa banorëve dhe më pas është larguar prej tyre. Jetmiri i tregon Seldit për afrimin e menjëhershëm të Edit me Rezartën dhe faktin që ai donte të rrinte e ta puthte gjatë gjithë kohës. Miri e justifikon se ishte i dehur e madje donte që të lahej në pishinë natën. “Piu nga stresi i nominimit”- thonë ata dhe theksojnë sërish se Edi e përjetoi keq nominimin. Seldi përsërit fjalët e Edit kur kishte thënë se nuk e kuptonte se përse e kishin nominuar pasi është sjellë mirë me të gjithë, por si ai dhe Miri thonë se të sillesh mirë me të tjerët nuk do të thotë se nuk do të nominojnë.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | Shkruaj nje Koment

Tre djemtë fillojnë të diskutojnë për banorët e rinj ku Seldi dhe Miri duken më të interesuar, pasi mendojnë se s’do kenë shumë mundësi për t’i njohur. Kika tregon përshtypjet e para për vajzat dhe thotë se Ada i pëlqeu më shumë se Rezarta sepse ishte më shkathët e pakomplekse, kuse tjetra i ishte dukur “tullë”, bosh se disa biseda të saj nuk i pëlqyen, ndërsa për djemtë thotë se nuk kanë folur shumë e s’ka krijuar ende ndonjë mendim. Për nominimet, tre banorët mendojnë se të rinjtë kanë për t’i nominuar të vjetrit, por Kika shton se ata nuk duhen lejuar të rrinë bashkë dhe shton se Valonin mund ta afroj më kollaj se të tjerët. Ata thonë se Valoni u duket djalë i thjeshtë, i mirë e pakomplekse. Hakiu kujton lojën që po bënin në fillim dy banorët e rinj sikur ishin të afërm të vajzave. Kika tregon se e dinte që do vini banorë të rinj prej Kosovës dhe se Valonin e kishte parë si fytyrë gjatë audicioneve. Ai thotë se e kuptoi që ishte gënjeshtër vetëm me disa pyetje të bëra Oltës, ndërsa Miri tregon se e provokoi Bledarin duke e pyetur për emrin e motrës së Gracielës gjë që ai s’e dinte. Kika u tregon djemve edhe për mënyrën se si hynë dy vajzat e reja dhe Klodi, banori më i ri.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | Shkruaj nje Koment

Banorët në shtëpinë e re nuk flenë fare. Miri dhe Seldi dalin në kopsht për të pirë cigare e kafe dhe habiten që jashtë është zbardhur. Ata ia vënë fajin për pagjumësinë shtëpisë së re dhe komoditetit. “Jemi shumë të emocionuar e nuk na zë gjumi”- thotë Miri. Ata diskutojnë për tema të ndryshme, për punët që kanë kryer, për banorët e rinj etj. Miri tregon për jetën e vështirë që ka patur në fillim kur ka emigruar dhe kjo bisedë lind si rezultat i bisedave me banorët e tjerë për jetën e vështirë dhe të dy djemtë shprehen se duke u marrë me problemet dhe hallet e të tjerëve, harrojnë të luajnë lojën për të cilën kanë ardhur.
Në shtëpinë tjetër edhe hakiu është ngritur. Edhe ai del në kopsht dhe përshëndetet me dy djmtë. Ata e ftojnë për kafe dhe Kika vendos të bëjë një kafe në shtëpinë e vetë dhe të dalë ta pijë në kopsht bashkë por larg nga djemtë. Kika u thotë djemve se e ka ndjerë që tani mungesën e tyre dhe shpesh herë habitej kur shikonte fytyra të reja në shtëpi. Jetmiri tregon se Graciela i kishte thënë se njërin nga djemtë e rinj e kishte ngatërruar me të dhe ishte nisur t’i hidhej në qafë, por ishte frenuar sapo e kishte parë.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | 10 Comments

Erioni ngacmon Domenikën dhe i thotë se përsa kohë ajo nuk ishte prezente, Seldi i recitonte poezi romantike grupit tjetër, ndërsa Jetmiri ngacmon Erionin për Bertinën. Pasi ndahen dy grupet e banorëve, biseda për Erionin dhe Bertinën vazhdon mes banorëve të nominuar. Seldi pyet Mirin se përse po e ngacmonte Erionin dhe ai i tregon se Erioni ishte duke ndenjur shumë afër e duke puthur vajzat e reja, ndërsa Bertina kishte ikur e mërzitur. Domenika shprehet se nuk i pëlqen kjo gjë, që ai ta bëjë këtë vec për të bërë Bertinën xheloze, por Seldi mendon ndryshe dhe thotë se ai bën mirë sepse nuk duhet t’i vejë pas avazit Bertinës. “Epo unë nuk rri të të bëj fresk gjithë ditën si e bën Erioni”- thotë ai, por Domenika e kundërshton dhe thotë se Bertina nëse e pëlqen Erionin, mund të dojë kohë që të lidhet me të, ose e bën vec për lojë, por që këtë askush nuk mund ta dijë. “Cdo njeri sillet sipas mënyrës së vetë”- mendon ajo, por Olta ia kthen se nëse e bën për lojë atëherë nuk do ishte ndjerë keq që Erioni iu afrua të tjerave. Edhe Miri e mendon si Domenika dhe thotë se ata e kanë zgjedhur vetë këtë mënyrë sjelljeje me njeri-tjetrin
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | 5 Comments

Gjashtë banorët e vjetër të cilët janë në nominim dhe të akomoduar në shtëpinë e re, vec të tjerëve, diskutojnë për futjen e pesë banorëve të rinj në shtëpi. Ata thonë përshtypjet e para për ta. Domenika shprehet edhe se u ndje më rehat që erdhën në shtëpinë e re dhe nuk ndenjën së bashku me banorët e rinj duke thënë se nuk kishte nerva që të njihte ata. Ajo shton se ia ka frikën banorëve të vjetër se mund të ndjehen të sulmuar nga të rinjtë, pasi ata ishin shprehur se i kishin ndjekur dhe i njihnin banorët e vjetër. Domenika mendon se edhe cështjet e xhelozisë mes banorëve të vjetër e atyre të rinj mund të jetë shkak që të vjetërit të rrezikojnë për eleminim gjatë javëve të tjera, por bashkëbiseduesit e hedhin poshtë këtë mendim. Ata thonë se banorët e vjetër janë lidhur shumë me njeri-tjetrin dhe nuk mund të rrezikojnë veten. Miri shton edhe se një gardh i ndan ndaj edhe mund t’i kontrollojnë bisedat e tyre. Edi dhe Miri afrohen tek gardhi ku ndodhet Hakiu dhe vazhdojnë të flasin për këtë bisedë. Miri e këshillon që të kenë kujdes sepse të vjetrit janë më të lodhur psikologjikisht se ata, por Kika thotë se do përpiqen që të qëndrojnë të bashkuar. Ai shprehet se banorët e rinj kanë avantazhe, por Miri mendon se nëse qëndrojnë të gjithë bashkë, do ia dalin. Miri shton se është ndryshe kur i shohin nga televizori e ndryshe në shtëpi dhe sjell shembullin e Renatos. Kika i tregon atij përshtypjet dhe bisedat e para me të rinjtë. Ai thotë se mund të futen edhe banorët të tjerë më vonë. Dy djemtë bisedojnë edhe për nominimet ku Miri shprehet se do ta ketë të lehtë javën tjetër të nominojë të rinjtë me arsyen se si njeh, por Kika mendon se mund të bëhen nominime brenda grupit, dy shtëpive. “Ashtu na piu e zeza”- shprehet Miri. Ata diskutojnë dhe për Renaton dhe thonë se nuk e kishin pritur këtë reagim prej tij dhe Miri shton se ka një javë kohë që mund të merret me të dhe shton me të qeshur se e presin biseda të gjata me Renaton.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | 1 Komentë

Të nominuarit diskutojnë se sërish këtë javë janë në nominim shumë banorë dhe habiten se përse mund të ndodhë kjo gjë. Domenika thotë se nuk po arrin të kuptojë gjë, ndërsa Miri mendon se banorët nuk janë të vërtetë dhe ndryshe duken e ndryshe shprehen në dhomë të rrëfimit. Ai mendon se ata tremben nga njeri-tjetri sepse nëse bëjnë një debat apo atakohen mes tyre, nuk do të thotë se e kanë inat njeri-tjetrin dhe duhet të nominohen, ndaj kjo mund të jetë një arsye. Ata flasin edhe për argumentat që dhanë në dhomë të rrëfimit dhe shprehen se duhet të gjejnë arsye më bindëse, pasi një javë është e mjaftueshme për të krijuar një ide për banorët që do nominojnë. Eduardi ende nuk e kupton se përse publiku qeshi me të kur Arbana përmendi emrin e tij se ishte i nominuar, por të tjerët i thonë se qeshën pasi ai nuk pati asnjë lloj reagimi. Pasi ngelen vetëm, Edi dhe Renato diskutojnë se cili mund t’i ketë nominuar. Edie thekson sërish se nuk e priste nominimin, por shton se është lojë dhe janë gjëra që ndodhin. Ai hamendëson se njëri prej atyre që e ka nominuar është Seldi, pasi ka një javë që ka vënë re largimin e tij, ndërsa personi tjetër mund të jetë Domenika.
Edhe në shtëpinë tjetër flitet për këtë temë. Erioni tregon se e kishte shumë të vështirë për arsyet sepse nuk dinte se cfarë të thoshte e ndaj për Edin tha se fle gjithë ditën. Bashkë me Hakiun dhe Gracielën ata tregojnë se Edi e shprehu që në fytyrë se nuk e priste, por të gjithë thonë se duan vec ta shohin se si do reagojë ai gjatë kësaj jave, se si do ndikojë nominimi pasi e dinë që ai është njeri i mirë. Ata thonë gjithashtu se për të gjashtë banorët e nominuar kjo javë do jetë e vështirë pasi të gjashtë janë lojtarë të fortë. Hakiu mendon se më e rrezikuara do jetë Olta.
Banorët diskutojnë edhe për tema të ndryshme ku në qendër të vëmendjes janë banorët e rinj të cilët treogojnë më shumë mbi veten dhe jetën e tyre jashtë shtëpisë si dhe përshtypjet që kanë mbi shtëpinë e vjetër.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | Shkruaj nje Koment

Olta i kërkon Jetmirit që të diskutojnë për zënkën e tyre. Ndërsa janë vetëm, ajo i thotë që ai duhet t’i kërkojë falje. Miri ia kthen se këtë gjë e ka bërë tashmë, madje atë natë i kërkoi që të dilnin në kopsht bashkë dhe e kishte puthur në faqe, gjë që Olta nuk pranon se ka ndodhur. Ajo i thotë se ai duhet të ishte treguar më i drejtpërdrejtë nëse donte vërtetë të kërkonte falje, pasi mes tyre u bë një zënkë e madhe dhe nuk mund të mjaftohej vec me një puthje në ajër. Pranë tyre vjen Eduardi dhe miri përfiton nga rasti për t’u larguar duke e lënë sqarimin përgjysmë.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | 2 Comments

Erioni ngacmon Bertinën e cila njihet e bashkëbisedon me banorët e rinj. Erioni e pyet nëse ajo do dëshironte që ai të ishte në shtëpinë e re me të nomnuarit, por ajo nuk i kthen përgjigje. Ai vazhdon të flasë e të bëjë rolin e xhelozit duke i thënë se nëse ka gjëra interesante në këtë shtëpi që ajo donte që ai të largohej, është e lirë të bëjë cfarë të dojë se ai nuk e ka problem. Bertina vazhdon të mos i kthejë përgjigje, por kur fillojnë të kërcejnë, është ajo që ndjehet jorehat pasi ai sheh vetëm nga shtëpia tjetër e nuk e ka mendjen plotësisht tek ajo.
Olta duket disi në merak për nominim e saj për këtë javë. Ajo përsërit fjalët e disa banorëve të cilët i thanë se duhej ta provonte dhe ajo nominimin. Bashkë me Gracielën përmendin disa emra se nga cilët mund të jetë nominuar. Olta mendon se njëri prej tyre është Jetmiri dhe i kërkon Gracielës që kjo të mbetet mes tyre, por Graciela ia kthen se nuk mendon se Miri mund ta ketë nominuar atë. Olta shprehet se e ka nominuar dhe një nga vajzat, por biseda ndërpritet pa u kuptuar se cila mund të ketë qënë. Edhe Eduardi me Renaton dhe Domenikën bisedojnë për nominimet. Renato shprehet se nuk e priste që Edi të dilte në nominim, ndërsa për veten po. Këtë gjë thotë edhe Edi i cili shprehet se nuk e priste nominimin, pasi nuk është sjellë keq me asnjë prej banorëve. “Edhe një ditë të rrish, është mrekulli”- shprehet Renatoja.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | 2 Comments

Banorët duken shumë të kënaqur si për surprizat, ashtu edhe për ambientet e reja, por për më tepër banorët e nominuar të cilët janë akomoduar në shtëpinë e re. Ata qeshin, argëtohen dhe ngavmojnë njeri-tjetrin. Të gjithë banorët komunikojnë nëpërmjet gardhit i cili ndan shtëpinë e re nga ajo e vjetra. Banorët e nominuar duken më të kënaqur se të tjerët pikërisht sepse u takoi atyre që të jetojnë të parët në komoditetin e shtëpisë së re dhe nuk lënë moment pa e shprehur këtë kënaqësi, madje edhe duke u mburrur tek të tjerët, kryesisht tek banorët e vjetër pasi për të rinjtë kjo është një eksperiencë e re e sapo filluar. Banorët nuk harrojnë që të afrohen dhe të njihen më mirë me banorët e rinj ku bëjnë prezantimet dhe shkëmbejnë bisedat e para. Më në fund, banorët kanë mundësi që të dëgjojnë muzikë moderne dhe kjo gjë i bën ata të jenë më të lirshëm e më ekspresiv ku këndojnë e kërcejnë pa pushim. Edhe komentet për shtëpinë e re dhe për banorët e rinj nuk mungojnë.
Share on Facebook
E shkruar më februari 14, 2010 - Në Kategorin Lajme | 5 Comments

Arbana u kërkon banorëve të shtëpisë së re, të cilët janë duke festuar e duken të lumtur për këtë surprizë, që të njihen me ambientet e shtëpisë. Ata shprehen se janë të kënaqur që ndodhen aty. Arban fton banorët e dy shtëpive, asaj të resë dhe asaj të vjetrës që të dalin në kopsht pasi aty i pret një surprizë e vecantë. Kur ata dalin, shohin se muri ndarës i dy shtëpive është rrëzuar dhe se mund ta shohin njeri-tjetrin. Dy shtëpitë janë të ndara nëpërmjet një gardhi i cili nuk duhet kaluar nga asnjë nga banorët. Arbana u thotë disa rregulla të reja banorëve të cilat duhen respektuar sepse në të kundërt mund të penalizohen. Ajo u thotë se ata nuk mund të kalojnë gardhin dhe as të shkëmbejnë mes tyre ndonjë gjë si përshembull ushqime apo sende, por vec të takohen e të bashkëbisedojnë. Banorët duken të habitur e të lumtur njëkohësisht dhe përshëndeten e fillojnë menjëherë të bisedojnë mes tyre. Arbana u komunikon banorëve se për ta ka edhe një tjetër surprizë. Në shtëpinë e vjetër është përgatitur një festë ku i ftuar është këngëtari Luan Zhegu, ndërsa në shtëpinë e re është përgatitur një banket dhe të ftuar janë këngëtarët Kamela dhe Genti. Të tre këngëtarët kanë përgatitur një këngë përshëndetëse për banorët, një bashkëpunim mes tyre. Banorët takohen me këngëtarët e festojnë bashkë me ta.